← Shfleto

Albert Islami

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1952 në Gradec të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin në Tetovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhëve romane - e nisi në Beograd dhe e kreu në Varshavë (Poloni), ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1975 me temën: ”MËSIMI PROGRAMOR NË GJUHË TË HUAJA”(po). Mr. Albert Islami në Beograd kreu specializimin për përkthyes të gjuhëve të huaja. Mr. A. Islami kreu edhe Fakultetin Juridik në Prishtinë. Pas mbarimit të studimeve në Poloni punoi si përkthyes i gjuhëve të huaja në Institutin “INKOS” të Elektroekonomisë së Kosovës. Ka dhënë provimin e judikaturë dhe punon si avokat në Prishtinë. Punoi si mësimdhënës i gjuhës gjermane në Fakultetin Juridik të Prishtinës, mandej ligjëron gjuhën frënge dhe gjermane në këtë fakultet. I di disa gjuhë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.