← Shfleto

Alaudin Kodra

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1939 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1967. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1986 me temën: ”GJEOLOGJIA DHE PËRSPEKTIVA MINERALOMBAJTËSE E RAJONIT RESK – SHISHTAVEC (KUKËS)” Dr. Alaudin Kodra në fillim punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës, mandej gjeolog relevues në Ndërmarrjen Gjeologjike të Kukësit, supërvizor në Ministrinë e Industrisë së Minierave, ndihmës ministri dhe përgjegjës kryesor në Industrinë e Minierave të Tiranës. Ka qenë drejtues i Institutit të Kërkimeve Gjeologjike dhe zv/president i një kompanie kanadeze. Më 1995 mori titullin “Drejtues kërkimesh”. Ka drejtuar 3 projekte shqiptaro-franceze tj. Ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe ka paraqitur 22 raporte shkencore. Ka 33 artikuj të botuar në vend dhe jashtë (24 prej tyre jashtë). U dekorua me “Çmimin e Republikës” shkalla I.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.