← Shfleto

Ajshe Arnauti

Magjistër e shkencave të filologjisë

Lindi më 1948 në Damask të Sirisë. Prindrit e Ajshes ishin shpërngulur nga Dobërlluka e Vushtrrisë dhe kishin zënë vend në Damask. Ajshja shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e Gjuhës dhe të letërsisë frënge i kreu në Damask, kurse tash jeton në Paris. Ajshja filloi të shkruante poezi në moshën 7-vjeçare, e në moshën 11-vjeçare botoi vjershën e parë në Gazetën “Al Albar” në Damask. Kur ishte 14 vjeçare ishte në qendër të vëmendjes të shtypit arab të Lindjes së Mesme dhe konsiderohej një “Sagane e re e Sirisë.” Poezitë e Ajshes karakterizohen me një frymë patriotike të shumëanëshme. Dallohej në poezinë siriane dhe arabe sepse u prezantua me shumë vjersha në “Antologjinë e poeteve arabe” e botuar në Nju Jork më 1979. Vjershat më të dalluara ishin:”Dyndja dhe Agimi” e tj. Në gazetat e Damaskut Ajshe Arnauti u bë objekt i gazetarëve dhe i revistave angleze që botuan fragmente të poezive dhe të biografisë së saj, me komente se Ajshja është mrekulli letrare e vitit. Sipas kontributit që një shqiptare ua dha letërsisë dhe shkencës letrare arabe u radhit në magjistrat e shkencave të filologjisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.