← Shfleto

Ajri Begu

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1951 në Dibër (Maqedoni). Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1972, studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1982 me temën: ”ZGJEDHJA E TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMI EKONOMIK-ASPEKTE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK TË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Ajri Begu tërë kohën ka punuar në Bankën e Kosovës në Prishtinë dhe është njohës i mirë i lëmit bankar dhe ka qenë edhe udhëheqës e drejtor i kësaj banke. Në fund u zgjodh edhe guvernator i Autoritetit Bankar të Kosovës. Mr. A. Begu ka të botuara disa punime shkencore, është marrë edhe me shkrime letrare. Ka të botuara 8 vëllime poezish dhe disa proza. Aktualisht është drejtor i Bordit të Autoritetit Bankar të Kosovës në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.