Ajet Mezini
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në nëntor të vitit 1941 në Vlorë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1963. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1993 me temën: ” KUSHTET E FORMIMIT TË VENDBURIMEVE KARBONATE DHE PERSPEKTIVA NË ZONAT RRETH TYRE”. Dr. Ajet Mezini së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Naftës në Vlorë, specialist në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Aty ishte drejtor. Më 1995 mori titullin “ Drejtues kërkimesh”. Ishte pedagog i jashtëm i Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Është bashkautor i një teksti universitar. Rezultatet e kërkimeve i paraqiti në 80 raporte dhe në 10 artikuj shkencorë, si në kumtesa të referuara në simpoziume në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.