← Shfleto

Ajet Bytyçi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1933 në Istog (Burim). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (normalen) në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Grupi Albanalogjisë e kreu në Beograd më 1961, Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Beogradit ku edhe magjistroi në maj të vitit 1979 me temën: ”SINTAKSA E GJENITIVIT, DATIVIT DHE E ABLATIVIT NË GJUHËN E SOTME SHQIPE”(sr). Mr. Ajet Bytyçi ka punuar si mësues.prof. në shkollën Normale dhe prof.i Sintaksës së gjuhës shqipe dhe i metodologjisë së gjuhës shqipe në SHLP “Xh. Doda” të Prizrenit. Ka punuar në Beograd në shërbimin diplomatik si sekretar i parë i Ambasadës së RSFJ në Tiranë dhe ka të botuara 6 punime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.