← Shfleto

Ahsene Agaj

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi në korrik të vitit 1940 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje, Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1970. Specializimin e bëri në Beograd, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”KONSTATIMI CITOLOGJIK I SPUTUMIT TE PERSONAT QË JETOJNË NË MESET ME SHKALLË TË NDRYSHME TË NDOTJES SË AJRIT” Dr. Ahsene Agaj së pari punoi si mjeke në Gostivar më 1972 u zgjodh asistente e lëndës Histologjia me embriologji në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. A. Agaj ka të botuara disa punime shkencore si autore-koautore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.