← Shfleto

Ahmet Veseli

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi më 1944 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Fizikës - e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1977 me temën:”LOGARITJA E ELEMENTEVE TË MATRICAVE TË HAMILTONIANIT ME NDIHMËN E TEKNIKËS SË TRANSFORMIMIT TË FUORIERIT” (kr). Mr. Ahmet Veseli doktoroi në FSHMN të Prishtinës në tetor të vitit 1980 me temën: ”PROBLEMET E STRUKTURËS ELEKTRONIKE TË MOLEKULËS” (sr). Dr. Ahmet Veseli punoi si profesor i Fizikës në Gjimnaz të Gjilanit e mandej u zgjodh asistent i Fizikës I dhe Fizikës së Përgjithshme për studentë të Biologjisë dhe arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në FSHMN të Prishtinës. Ka të botuara 25 tekste të Fizikës për shkolla të mesme si autor-koautor, 4 tekste universitare të Fizikës për studentë të Biologjisë dhe ka 35 kumtesa-punime. Ka qenë në specializim për Fizikë nukleare dhe për Biofizikë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.