← Shfleto

Ahmet Osja

Doktor i shkencave të bujqësisë – gjenetikës

Lindi më 1939 në Shkodër. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Fakultetin e Agronomisë e kreu në Institutin e Lartë të Bujqësisë në Kamzë. Prej vitit 1971 punon në Institutin e Misrit dhe të Orizit në Shkodër, si specialist dhe zëvendësdrejtor i këtij instituti. Ahmet Osja mban titullin “Doktor i shkencave” në Gjenetikë. Dr. Ahmet Osja me punën e tij shkencore u dallua në lëmin e seleksionimit dhe është autor e bashkautor i shumë hibrideve të misrit të vendit dhe kontribuoi shumë në kultivimin e misrit, për kokërr ashtu edhe furagjere. Dr. A. Osja i ka disa punime shkencore - libra dhe artikuj të botuar dhe ka marrë pjesë me kumtesa në simpoziume në vend dhe jashtë. Më 1991 është caktuar ministër i Bujqësisë dhe i Pyjeve në Shqipëri, ka qenë deputet i Kuvendit Popullor dhe kryetar i Komisionit të Përhershëm për Bujqësi në këtë kuvend.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.