Ahmet Kelmendi
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1929 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmen në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë e kreu në Beograd më 1953. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagreb ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1969 me temën:”PËRKIMET FONOLOGJIKE TË GJUHËS SHQIPE ME GJUHËT TJERA INDOEVROPIANE”(kr). Mr. Ahmet Kelmendi në fillim punoi si mësues në fshatra të Drenicës, mandej profesor i lëndëve: Linguistikës, Histori të gjuhës shqipe me dialektologji. Sintaksa e gjuhës shqipe në SHLP të Prishtinës deri në pension. Ka përgatitur për botim kompletin e vepreve të E.Çabejt, koautor i Gramatikës për kl. VI dhe të VII të shkollës fillore dhe 2 gramatika për shkolla të mesme. Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore në Kosovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.