Ahmet Haxhiaj
Doktor i shkencave të metalurgjisë
Lindi në janar të vitit 1952 në Raushiq të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin e Xehetarisë - Metalurgjisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Metalurgjisë në (Sisak) Zagreb ku edhe u magjistrua në shtator të vitit 1989 me temën: ”BILANCI MATERIAL DHE TERMIK NË FURRAT PORTPIRI (kr). Mr. Ahmet Haxhiaj doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë - Metalurgjisë në Mitrovicë në qershor të vitit 2003 me temën: ”INTENSIFIKIMI DHE OPTIMALIZIMI I PROCESIT TË SHKRIRJES REDUKTUESE TË AGLOMERATET TË PLUMBIT NË FURRAT SHAHTE”. Dr. Ahmet Haxhiaj së pari punoi si inxh. në Metalurgjinë e Plumbit dhe Zinkut “Trepça” në Zveçan, mandej në Fabrikën e Automjeteve “R.Sadiku” në Pejë e me 1993 zgjidhet asistent i lëndëve Teoria e proceseve metalurgjike dhe hidrologjike në Fakultetin e Xehetarisë - Metalurgjisë të Mitrovicës, ku tash ligjëron lëndën Pirometalurgjia dhe Metalurgjia e hekur-çelikut. Ka të botuara 4 punime profesionale dhe 12 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.