Ahmet Geca
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Lindi në maj të vitit 1943 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Makinerisë e kreu në Beograd më 1970, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në dhjetor të vitit 1977 me temën: ”STABILITETI I OSCILIMIT TE TRUPAT ELASTIKE”(sr). Mr. Ahmet Geca doktoroi në Fakultetin Teknik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”LËKUNDJET JOLINEARE TE AUTOMOBILAT (ZASTAVA 101) NË KUSHTET JOSTACIONARE TË LËVIZJES”(sr). Dr. Ahmet Geca së pari punoi në Fabrikën e autopjesëve “R.Sadiku” të Pejës, mandej në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof.ordinar. Ka mbajtur ligjërata në SHLT të Mitrovicës, ka mbajtur ligjërata edhe në Shkallën e Tretë të studimeve pasuniversitare në Degën e Makinerisë. Ka specializuar në Varshavë dhe Kroaci. Ka qenë shef Katedre të Makinerisë, prodekan dhe dekan i Fakultetit të Makinerisë të Prishtinës. Prorektor i Universitetit të Prishtinës, dhe anëtar i Kryesisë së Shoqatës për Makineri në Ish - Jugosllavi dhe Kosovë. Ka 2 tekste shkollore dhe 2 tekste të përkthyera, 14 punime shkencore dhe 7 punime profesionale të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.