← Shfleto

Ahmet Gashi

Magjistër i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1942 në Kryshec të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Bujqësore) në Prishtinë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Zagreb më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin Fakultet në Zagreb, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1988 me temën: ”MËNYRA MEKANIKE E PËRGATITJES SË KASHTËS NË MËNYRË KLASIKE ME PRESAT PI “CLASE DOMINANT” NË KOSOVË”(kr). Mr. Ahmet Gashi është ligjërues i lëndës Bazat e mekanikës me elektronikë në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë ku edhe punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.