← Shfleto

Ahmet Brovina

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1950 në Brovinë të Gjakovës. Shkollën fillore dhe Gjimnazin Matematikor i kreu në Gjilan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1975. Specializimin e kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Nish, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1986 me temën: ”TRAJTIMI I PIKËRISHËM I SINDROMIT HEMORAGJIK DHE RËNDËSIA E TIJ NË PRAKTIKËN MJEKËSORE”. Dr. Ahmet Brovina së pari punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit të Prishtinës, specializoi Mjekësinë Interne e më 1985 u zgjodh asistent i lëndës Mjekësia Interne, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 42 punime profesionake dhe 29 punime shkencore, dhe koautor i një libri universitar. Ka marrë pjesë në shumë konferenca-simpoziume shkencore në Kosovë e jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.