Ahmet Berisha
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1940 në Pozhar të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Biologjisë, e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”LIDHJA E TESTOSTERONIT PËR PROTEINAT E KORËS DHE PALCËS SË VESHKËS SË MIUT”(kr). Mr. Ahmet Berisha doktoroi në FSHMN të Prishtinës në qershor të vitit 1983 me temën: ”NDIKIMI I KRIPËRAVE TË METALEVE TË RËNDA NË DISA PROCESE QELIZORE”. Dr. Ahmet Berisha së pari punoi si prof. i biologjisë në Deçan. Më 1971 zgjidhet asistent i lëndës Kursi i përgjithshëm i biologjisë, Dega e Biologjisë në FSHMN të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i lëndëve: fiziologjia krahasuese dhe evolucioni organik në këtë fakultet. Dr. A. Berisha ka 17 punime shkencore të fushës: histologji, ekotoksikologji. Ka të botuara 10 tekste shkollore të Biologjisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.