← Shfleto

Ahmed Pllana

Doktor i fesë islame

Lindur në Farizaj ku i ndoqi mësimet fillestare fetare, kurse medresen e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Prizren. Studimet i bëri në Universitetin e njohur AL-AZ-Har në Kairo të Egjiptit. Në këtë Universitet Ahmed Pllana i mësoi gjuhët arabishte, persishte dhe turqishten, ku mandej edhe u doktorua në këtë universitet. Dr. Ahmed Pllana afro 30 vjet punoi si profesor në Universitetin Fatih-a të Stambollit, e mandej ka qenë Këshilltar në Oborrin mbretëror në Stamboll prej ku tri herë e vizitoi Qaben (hagjillëk). Dr. Ahmed Pllana u kthye në vendlindje (Ferizaj) ku e hapi shkollën e parë shqipe ku punoi dhe në pleqëri të thellë vdiq në Farizaj me 1953.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.