← Shfleto

Agron Olloni

Magjistër i shkencave juridike

Lindi më 1950 në Novi Sad. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik-Grupin e së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Zagreb, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1984 me temën: ”BASHKËSIA EKONOMIKE EVROPJANE, ASPEKTI NDËRKOMBËTAR THEMELOR”(kr). Mr. Agron Olloni më 1972 u zgjodh asistent i lëndës E drejta ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku edhe ka ligjëruar lëndën E drejta ndërkombëtare politike.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.