Agron Lucaj
Magjistër i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi më 1949 në Podgoricë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe FSHMN-Dega e Fizikës më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Fizikë atomike-nukleare në Zagreb, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1979 me temën: ”LOGARITJA E SPEKTRIT VIBRUES TË MOLEKULËS SË KRISTALIT TË ACENAFTENIT, HULUMTIMET E VIBRACIONEVE TË NDËRSJELLTA DHE VIBRIMI I MOLEKULËS DHE RRJETËS KRISTALORE”(kr). Mr. Agron Lucaj ka ligjëruar lëndën e fizikës për matematikan në FSHMN të Prishtinës. Vdiq në fatkeqësi komunikacioni po sa pat magjistruar në Zagreb më 1979.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.