← Shfleto

Agron Ibar

Doktor i shkencave të knologjisë

Lindi më 1947 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në Mitrovicë, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë-e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1976 me temën: ”PËRCIELLJA E DALJËS SË ARGJENDIT DHE ARIT NË XEHET E MINJERAVE AJVALI-KISHNICË DHE MESPRODUKTET E PËRPUNUARA NË RAFINERINË E ZVEÇANIT DHE ELEKTROLIZËS SË ZINKUT NË MITROVICË”(kr). Mr. Agron Ibar doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”DISA METALE TË RRALLA NË KONCENTRATET E PRODUKTEVE METALURGJIKE TË XEHEVE TË PLUMBIT DHE ZINKUT”(kr). Dr. Agron Ibar në vitin 1975 u zgjodh asistent i kimisë inorganike në FSHMN të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde. Ka të botuara 19 punime shkencore, ka qenë në specializim në Angli dhe SHBA. Tash jeton në Turqi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.