Agron Dida
Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi më 1950 në Therandë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Zagreb më 1974. Po në këtë Fakultet të Zagrebit, i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në qershor të vitit 1979 me temën: ”HULUMTIMET E KUALITETIT TË KOKAVE MAGNETIKE DHE SHIRITAVE MAGNETIKË NË ZHURMË TË SIGNALEVE TË MAGNETOSKOPËVE KUADROPLEKS”(kr). Mr. Agron Dida në fillim punoi në TV Prishtina, kurse më 1975 u zgjodh asistent mandej edhe ligjërues i rregullt i lëndëve: Elektroteknika impulsive dhe digjitale dhe i Paisjeve matëse në Elektroteknikë në Fakultetin Elektroteknik të Prishtinës. Mr. A. Dida ka marrë pjesë në projektet e Termocetraleve Kosova A, B. si dhe në projektet e Kombinatit “Trepça” të Mitrovicës. Specializimin e bëri në Angli, dhe ka qenë drejtor i PT të Kosovës, aktualisht është zavendësministër në Ministrinë e Energjetikës dhe të Minierave në Qeverinë e Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.