Agim Zogaj
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në tetor të vitit 1954 në Turjakë të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në Malishevë kurse të mesmen në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Prishtinës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1998 me temën: ”NDËRHYRJA E PKJ-së NË VEPRIMTARINË E PKSH-së DHE PLENUMI I DYTË I KQ TË PKSH-së”. Mr. Agim Zogaj doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në qershor të vitit 2002 me temën: ”MARRËDHËNIET SHQIPTARO-JUGOSLLAVE 1945 – 1948”. Dr. Agim Zogaj shumicën e kohës është marrë me gazetari dhe punoi në revistat e Rinisë së Kosovës e tash punon në të përditshmen “Zëri” të Prishtinës. Ka shkruar dhe botuar një numër të madh punimesh shkencore-profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.