← Shfleto

Agim Zajmi

Doktor i shkencave të bujqësisë – pemtarisë

Lindi më 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në Prizren, kurse të mesmen (Bujqësoren) në Pejë. Fakultetin e Bujqësisë-Dega e Pemtarisë-vreshtarisë - e kreu në Sarajevë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1978 me temën: ”NDIKIMI I PLEHËRIMIT FOLIOR ME PLEHRA KOMPLEKS NË RRITJE, RENDIMENT DHE KUALITET TË FRUTAVE TË MOLLËS”(kr). Mr. Agim Zajmi doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë të Sarajevës në qershor të vitit 1986 me temën: ”STUDIMI I KOMBINIMEVE TË KULTIVARËVE DHE NENSHARTESAVE TË MOLLËVE PËR MBIELLJE TË DENDUR NË TOKËN ALUVIALE ( FLUVISAL) NË RAJONIN E GJAKOVËS”(sr). Dr. Agim Zajmi së pari punoi si agronom në IKB “Ereniku” të Gjakovës. Në vitin 1973 kaloi me punë në Institutin Bioteknik-Enti për Pemtari-vreshtari në Pejë. Mandej u zgjodh asistent i lëndës agrometereologjia dhe klimatologjia në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i pemtarisë speciale në këtë fakultet ku ishte edhe dekan. Ka qenë në specializim në Francë. Ka të botuara 25 punime profesionale, 1 përkthim, 1 tekst universitar për pemtari, dhe një doracak. Ka të realizuara edhe disa projekte shkencore në lëmin e pemtarisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.