Agim Vinca
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1947 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Strugë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1970. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1974 me temën:”NDIKIMI KRITIK I MITRUSH KUTELIT”. Mr. Agim Vinca doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në tetor të vitit 1983 me temën:”STRUKTURA E POEZISË SË SOTME SHQIPE 1945-1980”. Dr. Agim Vinca së pari punoi si mësues e profesor i gjuhës shqipe në Gjimnaz të Strugës e më 1972 u zgjodh asistent në Degën e Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i Letërsisë së Sotme Shqipe në këtë fakultet. Dr. Agim Vinca ishte magjistri i parë i Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Ka të botuara 15 vepra dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca-simpoziume shkencore në Kosovë, Shqipëri e gjetiu.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.