← Shfleto

Agim Tërshana

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në shkurt të vitit 1933 në Tiranë. Shkollën fillore dhe Teknikumin e kreu në vendlindje. Fakultetin e Inxhinierisë-Dega Gjeologji e kreu në Tiranë më 1961. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1982 me temën: ”PETROLOGJIA DHE METALOGJENIA E KOMPLEKSIT GABROPERIDATK I RAJONIT KASHNJET-QELËS”. Dr. Agim Tërshana së pari punoi si teknik në Minierën e Bakrit Të Rubikut në Muzeun e Shkencave të Natyrës të Tiranës, në Laboratorin Qendror, mandej si inxh. gjeolog-petrograf në I.S.P. Gjeologjisë në Tiranë e Pukë. Më 1995 mori titullin “Drejtues kërkimesh”. Ka bërë studime petrografike, rezultatet i ka paraqitur në 30 artikuj shkencor të botuar brenda dhe jashtë vendit, ka qenë pedagog i jashtëm i Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave. E ka hartuar një tekst universitar. Është dekoruar me “Medalje Pune”, ”Urdhër Pune “ kl. III. ”Medalje të Argjendtë Nderi, ”Dekoratë për arritjen e shekullit XX”. Nga Qendra Ndërkombëtare Biografike –Kembrixh I.B.C. (Angli). TETOVAMUIDI Doktor i filozofisë Emri i tij nuk përmendët në burimet që i kemi konsultuar, por përmendet me pseudonimin “MUIDI” (1). Ky u lind në Tetovë dhe rrjedh prej një familje intelektualësh. Muidi mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse të mesmet dhe të larta i bëri në Fakultetin Is-hakije të Shkupit. Pas kryerjes së Fakultetit Muidi ka qenë asistent i Shejhul Islam Zejubili Ali efendiut. I ati i Ibn-ul Mehsi ka qenë ligjërues në Is-hakije të Shkupit ku ka punuar deri në vdekje. Dr. ”Muidi” ka qenë dijetar-filozof i njohur i kohës dhe poet i talentuar ka lënë të shkruara 3 Divane dhe 7 vepra tjera, për vlerën shkencore që kanë këto vepra ka marrë gradën doktor i filozofisë. Dr. ”Muidi” vitet e fundit të jetës i kaloi në Egjipt ku ka vdekur më 1585.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.