Agim Rudi
Magjistër i artit – skulpturës
Lindi në qershor të vitit 1947 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Arteve – Dega e Skulpturës - e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve të Lubjanës, kurse magjistroi në Fakultetin e Arteve të Prishtinës në qershor të vitit 1997 me temën:”POZICIONI ESTETIK NË KRIJIMTARI”. Mr. Agim Rudi ka një numër të skulpturave të punuara dhe aktualisht është ligjërues i lëndës Modelimi në Fakultetin e Arteve të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.