Agim Poloska
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1954 në Nerez të Shkupit. Shkollën fillore e kreu në Saraj, kurse Normalen në Shkup. Fakultetin Filologjik-Dega e Albanologjisë e kreu në Shkup më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Shkup, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1986 me temën: ”INTERFERENCA LEKSIKORE NDËRMJET SHQIPËS DHE MAQEDONISHTËS NË RAJONIN E PRESPËS”(ma). Mr. Agim Poloska doktoroi në Fakultetin e Filologjisë në Shkup në korrik të vitit 1996 me temën: ” INTERFERENCAT LEKSIKORE NË RRAFSHIN DIALEKTOR NDËRMJET SHQIPËS DHE MAQEDONISHTËS NË MAQEDONI”(ma). Dr. Agim Poloska pas diplomimit u zgjodh asistent në Fakultetin e Filologjisë të Shkupit, dhe arriti deri te prof. inordinar i lëndës Gjuha Bashkëkohore Shqipe-Morfologji dhe Leksikologji. Ky ka të botuara 200 punime profesionale dhe 40 punime shkencore, 2 tekste universitare, 2 monografi dhe 5 studime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.