Agim Pirdeni
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1942 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Biologji e kreu në Tiranë më 1964, kurse doktoroi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1993 me temën: ”BIOSTRATIGRAFIA DHE MIKROFAUNA E DEPOZITIMEVE MESOZOIKE TË NENZANËS SË CUKALIT” Dr. Agim Pirdeni punoi në arsim, specialist në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës, zëvendës drejtor i këtij instituti dhe shef i sektori të paleontologjisë, specialist i mikropaleontologjisë në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Vjenës. Më 1995 mori titullin “Drejtues kërkimesh” Ka bërë studime në fushat e biostratigrafisë e të mikropaleontologjisë në zonat e vendit. Ka të botuar 22 artikuj në vend dhe 17 jashtë. Ishte pedagog i jashtëm i Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, dhe hartues i një teksti universitar.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.