← Shfleto

Agim Korrenica

Magjistër i shkencave teknike – metalurgjisë

Lindi në maj të vitit 1941 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmën (Teknike) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Teknologjisë-Metalurgjisë e kreu në Beograd më 1965. ku edhe i bëri studimet pasuniversitare dhe magjistroi në të njëjtin fakultet në Beograd në maj të vitit 1980 me temën: ”SJELLJA E BIZMUTIT GJAT PËRPUNIMIT METALURGJIK TË KONCENTRATEVE TË PLUMBIT NË SHKRITORËN “TREPÇA” NË ZVEÇAN.“(sr). Mr. Agim Korrenica është Inxhinjeri i parë i Metalurgjisë në Kosovë gjith kohën punoi në Kombinatin “Trepça” në Shkritore në Zveçan ku ishte edhe drejtor i saj, në Fabrikën e Akumulatorëve, më vonë edhe këshilltar i drejtorit përgjithshëm të “Trepçës” për Teknologji Metalurgji. Ka qenë asistent në Fakultetin Teknik të Prishtinës dhe ligjërues në SHLT në Mitrovicë. Tash është ligjërues i Teorisë së proceseve pirometalurgjike në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë, ka të botuara 2 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.