Agim Islami
Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë
Lindi më 1947 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Zagreb më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Stomatologjisë të Zagrebit (ku ka qenë studenti më i mirë i vitit). Specializimin e bëri në Akademinë e Mjekësisë Ushtarake në Beograd, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1990 me temën: ”RAPORTI NDËRMJET FORMËS SË KURORËS ARTIFICIALE DHE PARADONCIUMIT TË DHËMBIT BAJTËS”. Dr. Agim Islami së pari punoi si mjek i dhëmbëve në Shtëpinë e Shëndetit të Prishtinës më 1980 u zgjodh asistent i Protetikës stomatologjike në Degën e Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, ku prej vitit 1991 është shef i Protetikës stomatologjike në këtë fakultet, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde. Dr. A. Islami si bursist i Këshillit Britanik në Universitetin Mbretëror të Londrës kreu specializimin për protetikë. Ka të botuara 30 punime shkencore si autor dhe 20 si koautor, edhe jashtë vendit. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume me karakter kombëtar-ndërkombëtar në Evropë e Amerikë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.