← Shfleto

Agim Hyseni

Doktor i shkencave të sociologjisë

Lindi në maj të vitit 1957 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega Filozofi Sociologji më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik, në lëminë e sociologjisë bashkëkohore në Zagreb ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”SUBJEKTI NË TEORINË KRITIKE TË HERBERT MARCUSE-s”(kr). Mr. Agim Hyseni doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”REVOLUCIONI DHE SUBJEKTI NË TEORINË KRITIKE TË SHOQËRISË”. Dr. Agim Hyseni së pari punoi si prof. i sociologjisë në Gjimnaz të Prishtinës, mandej si asistent i lëndës Hyrje në sociologji në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar për lëndët Hyrje në sociologji, teoria sociologjike I, sociologji politike në këtë fakultet. Dr. Agim Hyseni ka qenë kryetar i SBASHK-ut dhe është autor i një varg punimash shkencore nga lëmi i sociologjisë dhe koautor i 1 teksti universitar për sociologji.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.