← Shfleto

Agim Gashi

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në maj të vitit 1960 në Busi të Prishtinës. Shkollimin fillor, të mesmin (Gjimnazin) dhe Fakultetin SHMN-Dega e Biologjisë i kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Zoologji-Ekologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1993 me temën: ”DISTRIBUIMI HAPËSINOR DHE SEZONAL I MAKROZOBENTOSEVE NË LUMIN MIRUSHA”(kr). Mr. Agim Gashi doktorua në FSHMN të Prishtinës në mars të vitit 2006 me temën: ”ANALIZA BIOCENOLOGJIKE DHE EKOLOGJIKE E MAKROZOBENTOSIT DHE NEKTORIT TË LUMIT LLAP”. Dr. Agim Gashi së pari është zgjedhur asistent i lëndës Morfologjia e pakurrizorëve dhe Sistematika, kurse tash është ligjërues i Zoologjisë së përgjithshme në Degën e Biologjisë në FSHMN të Prishtinës, ku edhe punon që nga viti 1985. Ka të botuara 5 punime shkencore. Dy tekste për shkolla fillore dhe 2 për të mesmet si autor dhe koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.