← Shfleto

Afrim Tabaku

Doktor i shkencave të natyres – farmacisë

Për ditëlindjen dhe vendlindjen nuk kemi të dhëna. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega e Farmacisë i kreu në Universitetin e Tiranës, më 1966. Kursi 6 mujor të kualifikimit në fushën e Toksikologjisë Industriale me specialistë të huaj e kreu në Institutin e Higjenës dhe Epidemiologjisë në Tiranë më 1978. Me 1985 iu akordua grada shkencore “Doktor i shkencave”, kurse me 1995 iu akordua titulli”Profesor i asociuar”, kurse më 1999 iu akordua titulli “Profesor”. Me 1992 u caktua si pikë fokale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për programin GEMS/ Food., mandej me 1995 nga e njëjta organizatë botërore u caktua si pikë fokale për programin GEENETEuro në Epidemiologji Mjekësore. Më 1999 Anëtar i International Society of New York. Po atë vit u caktua anëtar i AOAC – International. Ka disa punime të botuara, njeh 4 gjuhë të huaja.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.