Afrim Luboteni
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1951 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze - i kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën.”?“ Mr. Afrim Luboteni së pari punoi si asistent i lëndës Morfologjia e gjuhës angleze në Katedrën e Gjuhës Angleze të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Pas një kohe shkoi në specializim në SHBA ku edhe tash gjendet. Mr. Afrim Luboteni ka të botuara disa artikuj profesionalë dhe disa përkthime nga anglishtja në shqipe dhe anasjelltas.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.