← Shfleto

Afrim Dushi

Doktor i shkencave teknike – teknologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1945 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë, ku e kreu edhe SHLT, kurse Shkallën e Dytë të Fakultetit Teknik e kreu në Tuzëll. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit ku edhe magjistroi në maj të vitit 1978 me temën :”MUNDËSITË E PRODHIMIT TË KAUÇUKUT-BUTIL TE SHIRITAT PËR TRASPORTIM TË THËNGJILLIT”(kr). Mr. Afrim Dushi doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës në korrik të vitit 2003 me temën: ”MODELIMI MATEMATIKOR I KONVOJERIT DHE SIMULIMI I QËNDRUESHMËRISË SË SHIRITIT GOMË-TEKSTIL”. Dr. Afrim Dushi në fillim ka punuar në “Ballkan” të Suharekës si drejtor për zhvillim, mandej kaloi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë si ligjërues i lëndës Teknologjia e përpunimit të gomës-plastikës. Ka të botuara disa punime shkencore, dhe aktualisht punon në këtë fakultet.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.