← Shfleto

Afrim Blyta

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në Gjakovë, shkollimin fillor, të mesmin dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Prishtinë më 1984, gjithashtu edhe studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1986 tema: ?. Mr. Afrim Blyta ka doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me 2003 me temën: ”KARAKTERISTIKAT NEUROFIZIOLOGJIKE DHE NEURO-PSIKOLOGJIKE TEK ATAQET JOEPILEPTIKE NË KNP NË PERIUDHËN JANAR 1993 DHJETOR 2002” . Dr. Afrim Blyta me 1984 specializimin nga lëmia e Neuropsikiatrisë e filloi në Klinikën Neopsikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë dhe specializon më 1991. Specializoi edhe në Qendrën Klinike “Rebro” në Zagreb. Mandej Dr. A. Blyta angazhohet mësimdhënës në lëndën e Neopsikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ka qenë edhe drejtor i kësaj Klinike. Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore të Neuropsikiatrisë edhe jashtë vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.