Afërdita Krasniqi-Daka
Doktor e shkencavetë të mjekësisë
Lindi më 1958 në Tërpezë të Malishevës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1990 me temën: ”AKTET VULGARE DHE TË RINJTË NË KOSOVË” Mr. Afërdita Krasniqi-Daka doktoroi në të njëjtin fakultet në Prishtinë në shkurt të vitit 2000 me temën: ”URTIAKRIA RECIDIVUESE, PARAMETRAT LABORATORIKE PARA, GJATË DHE PAS TRETMANIT TERAPEUTIK”. Dr. Afërdita Krasniqi-Daka së pari punoi si mjeke në Klinikën Dermatologjike të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, specializoi dermatologjinë në Sarajevë. Më 1992 u zgjodh asistente e Dermatologjisë e mandej edhe ligjëruese e kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 18 punime shkencore, 2 tekste universitare dhe 1 atlas. Ka marrë pjesë në pesë Kongrese ndërkombëtare jashtë vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.