Afat Serjani
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në gusht të vitit 1939 në Lekdush – Kurvelesh rrethi i Tepelenës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Tepelenë. Studimet e larta i filloi në Institutin e Minierave në Sankt-Petërzburg (Rusi), kurse i kreu në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1962. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1986 me temën: ”PËRHAPJA DHE PERSPEKTIVA E FOSFORITEVE NË BREZAT ANTIKLINALE TË KURVELESHIT E ÇIKES”. Dr. Afat Serjani së pari punoi si inxh. gjeolog i Ndërmarrjes Gjeologjike të Gjirokastrës në të cilën ishte drejtor, specialist në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Më 1994 mori titullin”Drejtues i kërkimeve”. Është marrë me kërkim-zbulimin e mineraleve të dobishme. Rezultatet e studimeve i ka paraqitur në 30 artikuj shkencorë të botuar në vend dhe jashtë. Ka referuar në simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare. Është dekoruar me “Medalje për punë të shquar në miniera e gjeologji” si dhe me titullin “Punonjës i shquar i shkencës e i teknikës”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.