Adriatik Kallulli
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1938 në Bari të Italisë me prindër nga Sasaj. Mësimet e para, të mesmet dhe Fakultetin Histori-Filologji Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe i kreu në Tiranë më 1962. Punoi arsimtar i gjuhës e letërsisë shqipe dhe i gjuhës angleze në shkollë të mesme, redaktor në shtëpinë botuese “Naim Freshëri” të Tiranës. Prej vitit 1972 është pedagog në Akademinë e Arteve e mori titullin “Docent” më 1985, kurse “Profesor” më 1996, Dr. Adriatik Kallulli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve Shqiptarë që nga viti 1996. Në vitin 1993 u përfshi në Institutin Amerikan për Biografitë e Njerëzve eminentë në botimin e tretë të Enciklopedisë Internacionale WHO IS WHO OF CONTEMPORARY ACHIEVEMENT 1995 i cili i akordoi “Diplomë Nderi Ndërkombëtare dhe titullin “MAN OF THE YEAR” nga Instituti Amerikan i Biografive (1994), zhvilloi e drejtoi kurse speciale pasuniversitare për kritikë, estetikë, e njohuri për artin. Është autor i disa teksteve për shkolla të mesme dhe të larta. Mori pjesë në shumë simpoziume në vend dhe jashtë dhe është fitues i disa çmimeve. Aktualisht është shef i lëndëve teknike në Akademinë e Arteve të Tiranës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.