Adrian Civici
Doktor i shkencave të ekonomisë – ekonomia agrare
Lindi në korrik të vitit 1958 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Tiranë. Fakultetin e Ekonomisë Agrare në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës e përfundoi më 1983. Ardian Civici në vitin 1990 doktoroi në Universitetin Bujqësor të Tiranës me temën:” METODAT E DREJTIMIT TË NDËRMARRJEVE AGRARE DHE AGROUSHQIMORE NË SHQIPËRI”. Dr. Ardian Civici bëri stazh kërkimor në Institutin Kombëtar Bujqësor të Parisit. Në fillim punoi në Ndërmarrjen Bujqësore të Kamzës mandej në Institutin Bujqësor të Kamzës si dhe në Universitetin e Bujqësisë të Tiranës. Ishte edhe zv. Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare dhe shef i Departamentit të Politikës Agrare në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Dr. Adrian Civici ishte “Profesor i Asocuar”. Ku dha një kontribut të çmuar në reformën e Arsimit Bujqësor si dhe në fushën e ekonomisë agrare dhe në zhvillimin rural të vendit. Ka të botuara 2 tekste universitare dhe 15 monografi, ka disa punime të botuara edhe jashtë vendi si në Paris, Bruksel, Romë. Ka qenë Anëtar i Senatit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ka qenë Profesor i ftuar në shumë universitete të Evropës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.