Adnan Morina
Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë
Lindi në qershor të vitit 1935 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. FSHMN Dega e Gjeografisë e kreu në Shkup më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Beogradit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1973 me temën:”POPULLSIA DHE VENDBANIMET E HASIT TË PRIZRENIT”(sr). Mr. Adnan Morina doktoruoi në të njëjtin fakultet në Beograd në shkurt të vitit 1978 me temën: ” PODRIMJA STUDIM SOCIO-GJEOGRAFIK”(sr). Dr. Adnan Morina gjithë kohën punoi në shkollimin e kuadrit të ri të qytetit të lindjes. Punoi si profesor i gjeografisë në shkollat fillore dhe të mesme të Prizrenit, deri në pension.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.