Adil Neziraj
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1956 në B.Curr, ku i kreu mësimet e para dhe të mesmet. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1981. Në vitin 1992 në Universitetin Orlean (Francë) e mbron disetacionin me temën: ”STUDIMI MINERALOGJIK I MASIVIT OFIOLITIK I TROPOJËS NË SHQIPËRI, REFERENCË E VEÇANTË E SHKENCAVE TË KROMIT DHE ELEMENTEVE TË GRUPIT TË PLATINIT”(fr). Dr. Adil Neziraj pas diplomimit punoi si gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike në B.Curr. Kërkonte të zbulohej minerali i kromit. U dërgua për specializim në Universitetin Orlean të Francës. Pas kthimit në atdhe ia nisi punës në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Ishte këshilltar i ministrit në Ministrinë e Burimeve Minerale dhe drejtor në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Më 1995 mori titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Ishte pedagog i jashtëm i Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, dhe mori pjesë në konferenca e simpoziume në vend dhe jashtë. I ka disa raporte shkencore për kërkim-zbulimin e mineralit të kromit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.