← Shfleto

Adem Salillari

Doktor i shkencave të agronomisë

Lindi më 1942 në Berat. Mësimet e para dhe të mesmet i bëri në vendlindje. Studimet i bëri në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës në të cilin diplomoi në agronomi më 1968. Së pari u punësua si specialist në Koperativën Bujqësore Tozhar-Teman të Beratit, mandej në ILB të Kamzës së pari asistent në Katedrën e Seleksionimit, mandej shef i Katedrës së Gjenetikës, si dhe dekan i Fakultetit të Agronomisë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku mori titullin “Profesor”. Ka të botuara 21 libër dhe tekste mësimore, 3 revista shkencore. Ka të botuar 30 artikuj në vend dhe jashtë, më shumë se 25 referenca e kumtesa me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Prof. Dr. Adem Salillari ka dhënë kontribut jo të vogël në fushën e gjenetikës së bimëve, është krijues i 113 linjave të misrit dhe është president i Shoqatës së Përmirësimit të Gjenetikës dhe anëtar i Komisionit Kombëtar për regjistrimin e Varieteteve të bimëve. Dr. A. Salillari është përfshirë në Edicionin e 16 - të Librit të biografive “Whos who in word” dhe në “International Scientist of the Year for 2002, Për punë të frytshme shkencore është dekoruar me medalen “Naim Frashëri”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.