← Shfleto

Adem Murati

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në maj të vitit 1946 në Tërpezë të Vitisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Pozharan, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Gjilan. Pa shkëputje nga puna Ademi e kreu Akademinë Pedagogjike-Dega Histori-Gjeografi në Shkup. Shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1986 me temën: ”ZHVILLIMI I MARRDHËNJEVE EKONOMIKO-SHOQËRORE NË KOSOVË NGA FUNDI I SHEKULLIT XVIII DHE NË DECENJEN E PARË TË SHEKULLIT XIX”. Mr. Adem Murati në fillim punoi si mësues, arsimtar i historisë-gjeografisë më vonë prof. i historisë në shkollat të mesme të Vitisë dhe në gjimnaz të Gjilanit, mandej inspektor i arsimit dhe kryetar i Këshillit Komunal të Vitisë. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume në Kosovë e Shqipëri. Ka të botuara 11 punime shkencore. Aktualisht jeton dhe punon në Ferizaj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.