Adem Hyseni
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në maj të vitit 1940 në Kurte-Margëlliç, Çamëri. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në Shqipëri. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1968. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1995 me temën: ”STRUKTURA ELEKTRONIKE DHE EVOLUCIONI GJEODINAMIK I MALASËS PLIOCENIKE TË ULTËSIRES PANADRIATIKE”. Dr. Adem Hyseni së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Kërkimit të Naftës e të Gazit të Kuçovës e Lushnjës, mandej në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier, punonjës shkencor në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave. Në vitin 2000 merr titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Rezultatet e studimeve i ka paraqitur në artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.