← Shfleto

Adem Haziri

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në nëntor të vitit 1954 në Dunav të Gjilanit. Shkollën fillore e nisi në Llojan dhe e kreu në Kumanovë, ku e kreu edhe Gjimnazin. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1999 me temën: ”NDRYSHIMET INVOLUTIVE TË MUKOZËS SË LUKTHIT NË PERIUDHËN E TRETË TË JETËS (kr). Dr. Adem Haziri doktorua në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2004 me temën: ”MBIJETESA E TË SËMURËVE ME KARCINOM TË LUKTHIT NË VARËSHMËRI NGA TIPI HISTOGJENETIK, GRADUSI HISTOLOGJIK, SHKALLA E INFEKTIMIT DHE RADIKALITETI I TERAPISË KIRURGJIKALE”. Dr. Adem Haziri së pari punoi si mjek e më 1987 u zgjodh asistent i lëndës së gastroendoskopisë në Fakultetin e Mjekësisë - Klinika Interne në Prishtinë. Ka të botuara 30 punime shkencore si autor-koautor dhe koautor i 2 teksteve një për Shkolla të mesëm dhe një universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.