← Shfleto

Adem Demaj

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1950 në Vitomiricë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Treboviq, kurse shkollën Bujqësore në Pejë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Beograd më 1977, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në prill të vitit 1991 me temën: ”KONTRIBUT I STUDIMIT TË NDIKIMIT TË LINDONIT NË CILËSINË RIPRODHUESE TE SHPEZËT”(sr). Mori gradën Mr i fitofarmaceutikës, Mr. Adem Demaj doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1995 me temën: ”EFEKTET E NDOTJËS ME METALE TË RËNDA DHE DISA PARAMETRA BIOKIMIKE TE PULAT PËR VEZË ( HYBRID HYSEX)”. Dr. Adem Demaj prej fillimit punoi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës së pari si asistent i lëndës Mbrojtja e Ambientit ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 24 punime shkencore e profesionale dhe një dispensë për studentë të këtij fakulteti. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore për mbrojtjen e ambientit. Ka qenë prodekan i Fakultetit të Bujqësisë të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.