← Shfleto

Adem Dashi

Doktor i sheriatit islam

Lindi më 1845 në Gjakovë. Mësimet fillestare dhe Medresenë e vogël e kreu në vendlindje, kurse shkollimin e mëtejmë e bëri në Universitetin Fatiha të Stambollit, ku edhe doktorua më 1892 në lëmin e shkencave juridike. Dr. Adem efendi Dashi së pari punoi si myderriz në Stamboll njëkohësisht edhe Këshilltar Juridik në zyrën për Fetfa të Meshihatit perandorak Osman si dhe në Fakultetin më në zë të Stambollit duke përfshirë ate të Sylejmanisë dhe Fatih-u në Zyrën e fetfas. Dr. Adem efendi Dashi ka qenë veprimtar gjatë “Rilindjes” Kombëtare bashkë me nipin, Hasan efendi Dashin. Dr. Adem efendi Dashi punoi dhe veproi në Stamboll, ku ndërroj jetë më 1914 dhe u vorros po aty.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.