Abidin Zenku
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1927 në Sërbicë të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në gjuhën serbe, mandej e kreu shkollën e mesme. Fakultetin e Filologjisë – Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe e kreu në Shkup. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Prishtinës ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1982 me temën: ”FOLKLORI KËRÇOVAR”. Mr. Abidin Zenku së pari punoi si mësues në fshatrat: Greshnicë, Tuhin dhe Sërbicë, mandej në Kërçovë ka qenë kryeshef i Arsimit, më vonë me punë kaloi në Shkup. Mr. A. Zenku është mbledhes i kujdesëshëm i folklorit shqiptarë në rajonin e Kërçovës dhe bashkëpunoi me revistat e gazetat e kohës. Ka dy vepra të botuara. Vdiq dhe u varros në vendlindje në vitin 1986.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.