← Shfleto

Abedin Dino

Magjistër i artit aplikativ

Lindi më 1913 në Stamboll. Shkollën fillore dhe „Kolegjin e Robertit“ i kreu në vendlindje. Pas kryerjes së shkollimit Abedini e filloi jetën artistike në pikturë-karikaturë, ku fitoi një famë të madhe si punëtor i artit pikturës. Studimet e larta Abedin Dino i bëri në Moskë e Paris, ku edhe e mori shtetësinë franceze. Gjatë viteve 1941-1946 punoi si redaktor i gazetës turke „SOZU“. Ky piktor mburrej me gjyshin e tij Shqiptar. Pos pikturës Dino merrej edhe me letërsi, folklor dhe kinematografi. Mr. Abedin Dino ka organizuar ekspozita me karakter ndërkombëtar, ka shumë vepra të botuara të artit dhe radhitet ndër figurat e artit me famë botërore (ndërkombëtare). Vdiq më 1994.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.