Abdylaziz Veseli
Doktor i shkencave të pedagogjisë
Lindi në janar të vitit 1942 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Shkup më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Pedagogjik të Rijekës, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1978 me temën: ”STUDIMI I NEVOJAVE PËR KUADRO NË KOMBINATIN E TEKSTILIT NË GJILAN” (kr). Mr. Abdylaziz Veseli doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 1998 me temën: ”SHKOLLAT DHE ARSIMI SHQIP NË KOSOVË, MAQEDONI NË SANXHAK DHE NË MAL TË ZI NË PERIUDHËN 1942-1945”. Dr. Abdylaziz Veseli së pari punoi si mësimdhënës i gjuhës frënge në shkollë fillore në Gjilan, mandej si mësimdhënës i lëndëve pedagogjike në Normale si dhe në SHLP të Gjilanit. Ka qenë drejtor i Normales dhe Akademisë Pedagogjike dhe drejtor i Entit Pedagogjik të Gjilanit. Sekretar për kuadra në Odën Ekonomike të Kosovës si dhe drejtor i SHLP të Gjilanit. Ka të botuar 1 tekst universitar dhe 40 artikuj të botuar shkencorë-profesionalë në bashkautorësi dhe 2 fjalorë shqip-greqisht.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.